Aksidenti i Bryant; piloti me përgjegjësi të rënda

Ishin gabimet e njëpasnjëshme të pilotit Ara Zobayan që shkaktuan vdekjen e Kobe Bryant, vajzës së tij Gianna dhe 7 personave të tjerë mes të cilëve ai vetë në aksidentin me helikopter që ndodhi në 26 janar në Kaliforni. Kjo është ajo që zbulohet në raportin e National Transportation Security Board, sipas të cilit Zobayan, një pilot ekspert vendosi të fluturonte pavarësisht mjegullës së dendur në zonë.

Helikopteri duhej të ngrihej në 09:45, por Bryant kërkoi të përafrojë orën e nisjes nga aeroporti John Ëayne të Orange County për të ndjekur edhe ndeshje të tjera të një kampionati të basketolli. Kështu, helikopteri u ngrit në orën 09:06 kur Zobayan mendoi se kushtet e motit nuk ishin më keq se ato të ditëve të kaluar kur u anuluan fluturimet

Nga raporti rezulton se Zobayan ishte I corientuar me komandat aq sa në momentin e komunikimit me kullat e kontrollit ajror tha se ishte duke u ngjitur në 1220 m lartësi, kur në të vërtetë po binte në tokë. Sipas raportit kur një pilot ngatërron lartësinë dhe dhënien e gazit, vuan nga iluzioni somatogravik

Helikopteri u përplas me një kodër me shpejtësin 296 km/h me 9 personat në bord që humbën jetën. Nga autopsia rezulton se piloti nuk kishte konsumuar pije alkoolike apo drogë, ndërkohë që hetimet vazhdojnë dhe ato pritet të mbyllen vitin e ardhshëm.

Sfidanti.al