Akuzë apo aludim i trajnerit Egbo:  Teuta ( e pabesë!)  na luajti fort !

Trajneri i Tiranës, Egbo, pas humbjes në Durrës, ka bërë betimin e madh : Tirana nuk ndalet më për titullin? Sipas fjalëve të tij, kur thotë se Teuta luajti shumë fort dhe humbja e Tiranës ishte rastësi, duket se trajneri është i pakënaqur nga të tijtë po e po, por edhe nga kundërshtari.  Pse Teuta , paska bërë ndeshjen e jetës për të mundur Tiranën e tij! Po kjo fraza e tij “ luajti fort” si mund të Ç‘kodohet në gjuhën e Superligës? Kanë luajtur për vete, kanë  luajtur për Kukësin, për  rivalin-fantazmë  që e kanë nga pas, apo kanë luajtur për të nderuar “mbretin” tonë të futbollit, presidentin Duka, që sa herë shfaqet në ndeshje, ka  ngjarje jo fort të zakonta.

Egbo, sigurisht pas kësaj humbjeje, i ka ulur këmbët në tokë, është bërë më pak qielllor këto ditët e fundit,  ngaqë presioni i titullit po shkarkon i gjithi tek ai. Ajo shprehja që thonë shpesh njerëzit e familjes bardheblu se”sekreti i titullit është Egbo” është khtyer në një makth për vetë atë, por edhe për futbollistët që kanë mbetur në plan të dytë. Teuta luajti fort ! Egbo i dashur, kur munde Luftëtarin dhe Bylisin,  ato ndeshje që Gjici i pagëzoi të Çuditshme,  do të ishte dashur të thoshe: “ Po këta ekipe , pse kaq të lehta për t’u mundur?

 Sfidanti.al