Kahn, Salihamixhiç, Hajner, tek Bajerni e mendojnë vitin e duhur në Champions!

Fitorja e dyfishtë në Gjermani u arrit dhe u la pas, ndërsa përshtypjet e krijuara nga skuadra e trajnerit Hansi Flik ishin shumë të mira. Drejtuesit e Bajernit mendojnë se shanset janë po ashtu pozitive në Champions, edhe pse fitorja në Europë kërkon edhe shumë fat. Anëtari i bordit, Oliver Kahn, thotë se “skuadra ka bërë një punë të shkëlqyer deri tani në Champions, ndonëse ende nuk është arritur asgjë”. Drejtori sportiv, Hasan Salihamixhiç, vlerëson suksesin e dyfishtë në Gjermani, dhe fazën e shkëlqyer të grupeve në Champions, ku nuk u humb asnjë pikë. Presidenti Herbert Hajner, është i kënaqur për thelbin edhe më shumë sesa për trofetë. “Bajerni ka luajtur futboll të nivelit të lartë, jo thjesht ka fituar, – thotë ai, – kjo na bën që të kemi besim edhe në Champions”.

Sfidanti.al