E ardhmja e Milanit është vetëm e tashmja, Ibra mban “në shpinë” një projekt!

Plani i kuqezinjve është i thjeshtë, të arrijnë suksese me Zllatanin në ekip, duke u kualifikuar për në Champions, duke shtuar të ardhurat, e duke rritur imazhin për të marrë yje të mëdhenj sa më shpejt në të ardhmen. Pra, e ardhmja e Milanit është tani, është pikërisht mbi supet e 38-vjeçarit Ibra, nga firma të cilit varen shumë gjëra. Dy lojtarë janë gati të firmosin për “djallin”, Milenkoviç, e Bakajoko, por duan që të luajnë krah Zllatanit. Kur pritet të firmoset rinovimi i kontratës së suedezit? Besohet në fundjavë me rrogë bazë rreth 6 milionë euro, por me shpërblime të ndryshme. Ibra vendos synime të mëdhenj, dhe për to kërkon shpërblime, 500 000 euro nëse arrihet Championsi (imagjinoni nëse fitohet titulli!), 500 000 euro për fitoren e Ligës së Europës, dhe një shifër e lartë për golat e shënuar në sezon. Mediat italiane kujtojnë se kur ishte tek Interi, fitoi 3 milionë euro vetëm sepse doli Këpuca e Artë e Serisë A.

Sfidanti.al