Bajernit nuk i del inati me UEFA-n, Hënesi komenton faljen e Sitit!

Ashtu si kolegu i tij i dekadave me radhë, Karl-Hajnc Rumenige, edhe ish-presidenti e ka një objektiv për të shfryrë zemërimin e tij. Uli Hënes nuk akuzon aq shumë Këshillin e Arbitrazhit Sportiv (KAS) të Lozanës, madje për të fajtor kryesor nuk është as Mançester Siti, por UEFA që humbi gjyqin më klubin anglez. Siti, fillimisht, ishte përjashtuar për 2 vjet nga Championsi dhe ishte gjobitur gati 30 milionë euro, por KAS-i ia hoqi pezullimin dhe ia uli gjobën në 10 milionë. “Vendimi ishte një shuplakë në fytyrën e UEFA-s, – shprehet Hënesi, – gjithsesi, kur shikon se çfarë mbrojtjeje të dobët i bëri UEFA vendimit të saj, nuk mund të habitesh me këtë përfundim. KAS-i kishte të njëjtin mendim si UEFA për Sitin, por argumentet e sjella në gjyq nuk mjaftonin”.

Sfidanti.al