Mihajlovic, i drejtohet CAS kundër Sportingut të Lisbonës

Trajneri i Bolognas, Sinisa Mihajlovic iu drejtua Gjykatës së arbitrazhit Sportiv të Lozanës për cështjen e disa pagesave për periudhën e shkurtër në 2018 kur u bë trajner i skuadrës portugeze. Sipas të përditshmes luzitane, ‘A Bola’, Mihajlovic kishte kërkuar për momentin marrjen e shpërblimeve të UEFA që Sporting do të marrë në të ardhmen.

Mihaj,lovic kërkon që t’I pagihen 3 milionë euro neto për të cilët ishte arritur një pakt, ndërsa klubi luzitan këmbëngul se nga kjo shifër do t’i mbahen 750 mijë Euro që do të derdhen në arkat e organeve fiskale. Tekniku serb e denoncoi Sporting të Lisbonës për shkarkim të padrejtë duke e fituar procesin

Sfidanti.al