Barça, Championsi shpëton sezonin dhe jep një “thesar” me miliona!

Të dyja janë tepër të rëndësishme dhe në “Kamp Nou” e dinë shumë mirë. Kërkohet kualifikim për në çerekfinale të Championsit, dhe për këtë duhet kaluar Napoli mbrëmjen e sotme, diçka që mund të arrihet pas barazimit 1-1 në “San Paolo”, ndonëse rreziku mbetet i madh. Katalanasit duan të shpëtojnë një sezon negativ, ku humbën titullin dhe u eleminuan herët nga Kupa e Spanjës, dhe në të cilin nuk kanë bindur as në fushë, dhe as jashtë saj. Nëse fitohet Championsi, gjithcka mund të harrohet. Liga e Kampionëve ka gjithashtu një rëndësi të madhe financiare. Plot 41,5 milionë euro fitohen nëse merr trofeun, 4.5 milionë nëse fiton Superkupën e Europës. Do të ketë miliona të tjera nga të drejtat televizive dhe sponsorët. Kjo vlen shumë për një klub që ka humbur 200 milionë euro nga koronavirusi.

Sfidanti.al