Është i lumtur dhe i kujdesshëm. Nuk mund të jetë ndryshe trajneri pas një suksesi të tillë, por edhe përpara një detyre tepër të vështirë në Portugali. Mançester Siti eleminoi Realin, u kualifikua në çerekfinale të Championsit, dhe Pep Guardiola analizon kështu. “Është gjë e madhe të mundësh një ekip 13 herë kampion të Europës, – tha ai, – por, synimi ynë është fitorja e trofeut. Mendoj se e merituam, dhe luajtëm shumë mirë në pjesën e dytë, me Kurtuanë që bëri pritje të mëdha. Vlerësoj Realin që luajti fort, kjo e bën më të vlefshme fitoren tonë”. Guardiola nuk dëshiron të flasë për favoritë në Champions. “Nuk ka favoritë, dhe është garë shumë e vështirë, – u shpreh Pepi, – shikoni Atletikon që eleminoi Liverpulin”.
Sfidanti.al