Çfarë shpikjeje për Traoren, sulmuesi lyhet me vaj që t’u rrëshqasë mbrojtësve!

Një nga sekretet e Uolvesit këtë sezon ka qenë edhe forma e madhe e lojtarit të tyre ofensiv. Adama Traore, jo më kot ka dalë nga Akademia e Barcelonës, dhe thuhet se pëlqehet nga Liverpuli, ndërsa ka shënuar gola e ka shërbyer asistë, duke “zënë mat” mbrojtjet me sprintet e tij të shpejtë e plot fuqi. Së fundi, tabloidët britanikë shkruajnë se Traotre ka një sekret në mënyrën sesi del në fushë. Përpara ndeshjes së Ligës së Europës ndaj Olimpiakosit, ai u pikas duke lyer krahët me vaj, në mënyrë që të rrëshqasë më lehtë nëse mbrojtësit duan ta ndalonë duke e kapur për krahu.

Sfidanti.al