Nuk është ndonjë gjë e jashtëzakonshme sepse Reali u eleminua nga skuadra ish-kampione e Anglisë, dhe ajo që shënoi më shumë gola në sezon, pas Bajernit. Gjithsesi, suksesi i Mançester Sitit ndaj Madridit do të thotë se për herë të parë Zinedin Zidan u eleminua nga Championsi si trajner. Tekniku francez kishte fituar 3 Champions radhazi në 2016, 2017, 2018, dhe kishte eleminuar skuadra të tilla radhazi si Roma, Volfsburgu, vetë Siti, Napoli, Bajerni, Atletiko, PSG, Juventusi e sërish Bajerni. Po ashtu, Reali fitoi dyfinale, ndaj Juventusit e Liverpulit, por më parë edhe ndaj Atletikos.
Sfidanti.al