UEFA pranon realitetin, ndeshjet e Championsit në fushën e duhur!

Prej disa kohësh po qarkullonte një variant aspak i qartë dhe bindës, pra që ndeshjet e kthimit të të tetave të finaleve të Championsit që kishin mbetur, dhe ato që nuk ishin luajtur ende në Ligën e Europës, do të duhej të zhvilloheshin në një qytet të vetëm, të themi në Lisbonë apo në Gjermani. UEFA, më në fund, nuk e miratoi këtë version (që ndoshta nuk e ka pasur të rëndësishëm), dhe vendosi ndryshe. Pra, ndeshjet e kthimit do të luhen në stadiumet e ekipeve pritës, ndonëse pa spektatorë. Ndeshjet që do të luhen në Champions janë Bajern-Çelsi (3-0), Juventus-Lion (0-1), Barcelona-Napoli (1-1) dhe Mançester Siti-Real Madrid (2-1). Në këtë mënyrë u respektua jo vetëm kompeticioni, pasi ndeshjet e para u luajtën në fushën e ekipeve që tani udhëtojnë, por u respektua edhe arsyeja sepse, të themi, nuk ka kuptim që Çelsi të luajë në “Stemford Brixh”, “Anfild”, “Old Traford” apo gjetkë në Angli, dhe të prishë punë se po luan në “Alianc Arena”.

Sfidanti.al