Armando Sadiku ka realizuar dopietë në ndeshjen e elitës së kampionatit indian, ku skuadra ku aktivizohet lojtari shqiptar, Mohun Bagan triumfoi 3-4 ndaj Kerala Blasters. Në minutën e katërt, Ali dhuroi një top për Sadikun, me këtë të fundit që pasi dribloi një kundërshtar, me një goditje tokazi, ia doli të dërgojë topin në rrjetë.

