Armando Sadiku shënon më në fund në 2023, shpreson një ftesë kuqezi!

Nuk ka qenë vit i lehtë dhe nuk pati arsye sportive për këtë. Armando Sadiku është aktivizuar shumë pak gjatë 2023-it, edhe pse pati një fazë të parë të sezonit shumë të mirë në Spanjë. Gjithsesi, shpresohet që hallet të kenë mbetur prapa, ndërsa sulmuesi shqiptar gjeti golin në Ligën e Dytë. Shënoi rrjetën e tretë minutën e 82-të në suksesin 3-0 të Kartagjenës në fushën e Ponferradinës, dhe kjo edhe pse u aktivizua vetëm në të 76-ën. Kjo do të thotë se iu deshën vetëm 6 minuta për t’ia dalë. Koha e paktë e aktivizimit as nuk mund të krahasohet me atë që ndodhte në 2022, kur Sadiku shënoi plot 7 gola dhe ishte titullar i padiskutueshëm, ndërsa shpreson që të ketë një ftesë për në kombëtare, ku nuk luan prej viti 2020. Besohet se trajneri Silvinjo e ka në planet e tij, edhe për shkak të problemeve të Brojës dhe Manajt, ndonëse mungesa e minutave prish punë.

Sfidanti.al