Cilësohej si sfidë direkte për objektivin e madh. Të gjitha skuadrat në Europë duan që të jenë në Champions, dhe Roma e Juventusi ishin përballë në stadiumin “Olimpiko” pikërisht me këtë synim. Duelin e Serisë A e fituan vendasit e trajnerit Zhoze Murinjo falë një goli vërtet të shkëlqyer të Mançinit, dhe mund të thuhet se janë në rrugë të mbarë për të qenë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. Kjo, pavarësisht se “Zonja e Vjetër” goditi tri herë shtyllat dhe pati raste të tjera. Portugezit iu tha në konferencë për shtyp se skuadra pati mentalitet të fortë dhe shpirt gare. “Përse jo në Kremonë? – u shpreh ai, – Nuk e kam kapërdirë ende atë që ndodhi me Kremonezen. Gjithsesi, këtë herë kam vetëm fjalë të mira për djemtë. Lojtarët, publiku, gjithçka ishte shumë mirë. Ne dhamë shpirtin në fushë, punuam shumë, ishim inteligjentë taktikisht. Ishim të organizuar. Vërtet edhe portieri ynë bëri pritje shpëtuese, por ai është lojtar i Romës dhe e ka për detyrë. Për mua ishte një fitore ultra e merituar. Jam shumë i kënaqur”.
Sfidanti.al