Alonso: Ritmi i Aston Martinit ishte i pabesueshëm!

Është 41 vjeç, është dy herë kampion i botës dhe nuk dëshiron aspak që të “këputet si yll”. Fernando Alonso mbetet një legjendë e Formula 1 dhe e provoi këtë në Çmimin e Madh të parë të sezonit në Bahrein, ku zuri vendin e tretë, i lënë prapa vetëm nga dy makinat Red Bull. Dakord, përfitoi nga tërheqja e Ferrarit të Lëklerkut, por vetëm kaq, ndërsa la pas Hamiltonin, Sainzin dhe Rasëllin. “Të përfundosh në podium në garën e parë të vitit është e mrekullueshme, – thotë ai, – është diçka e pabesuehme që ne kemi këtë ritëm, që kemi makinën e dytë më të mirë të Formula 1. Imagjinoni, që nuk u nisëm mirë”. Alonso përfundoi garën me 38”637 prapa Verstapenit, por duke dhënë kohë më të shpejtë sesa ai në xhiron më të mirë, 1’36”156 ndaj 1’36”236.

Sfidanti.al