Sulmuesi i kombëtares ka kontratë me klubin e kategorisë së dytë të Spanjës deri në qershor. Më pas ai mund të jetë një lojtar i lirë, por vetëm nëse klubi i tij, Kartagjena, vendos të mos ia rinovojë kontratën. Media e rajonit, “Sport Kartagjena”, shkruan se klubi do të nisë operacionin e rinovimit të kontratave për disa lojtarë, pasi vetëm 9 nga 25 kanë akord edhe për sezonin e ardhshëm. Sadiku është një nga 9 lojtarët që do të mbeten pa kontratë, ndërsa pozicioni i tij është pak kontradiktor. Sulmuesi shqiptar (31 vjeç) është shënuesi më i mirë i ekipit me 8 gola, por ka qenë në stol gjatë fazës së dytë duke luajtur shumë pak. Pritet të shihet se çfarë do të bëjë klubi.
Sfidanti.al