Oliver Kahn: Modeli i Bajernit është unik në Europë!

Shefi ekzekutiv i bavarezëve ka një respekt të madh për klubin në të cilin ka luajtur, dhe të cilin e përfaqëson si drejtues. Oliver Kahn, ish-portieri dhe ish-kapiteni që quhej “Titani”, deklaron për “L’Ekipin” francez se Bajerni i Mynihut është një model krejt i veçantë në Europë, nga të cilët nuk gjen të tjerë. “Tek ne janë ish-lojtarët që drejtojnë dhe marrin vendimet, – thotë Kahni, – unë dhe Salihamixhiç jemi të tillë. Përpara nesh ishin Rumenige dhe Uli Hënes. Dakord, presidenti Hajner, jo edhe aq, por jemi ne të tjerët. Vetëm Ajaksi na afrohet me Van der Sarin si menaxher të përgjithshëm. Për ne ka rëndësi vetëm suksesi sportiv, ne nuk duam të kemi përfitim financiar”.

Sfidanti.al