“Mbape pranohet tek Reali vetëm po erdhi falas!”

Kjo është përgjigja e tifozëve madrilenë për kërkesën nëse sulmuesi i Francës dhe i Paris SG do të duhet të mbërrijë në ekipin e tyre. Mbi 110 000 tifozë ishin pjesëmarrës në sondazh, dhe mbi gjysma e tyre (51 për qind) votuan që Kilian Mbape mund të vijë në “Santiago Bernabeu” vetëm nëse ai dhe PSG pranojnë që të transferohet falas. Rreth 27 për qind ishin për një pagesë deri në 100 milionë euro, 18 për qind pranonin për 200 milionë dhe vetëm 4 për qind ishin që klubi të paguante më shumë se 200 milionë euro.

Sfidanti.al