A ka më keq sesa Interi të mundet në Specia? Po, kur shënon gol një … Maldini!

Kjo ishte disfata e tetë e sezonit në Serinë A, dhe për më tepër rrezikon seriozisht kualifikimin në Champions. Në një kampionat ku Milani, Lacio e Roma nuk po heqin aspak dorë nga gara, dhe ku Juventusi mund të ketë falje dhe rikthim të pikëve, humbja e Interit në stadiumin e Specias është edhe më e rëndë sesa e tregojnë shifrat dhe kundërshtari ndaj të cilit ndodhi dorëzimi i radhës. Për më keq, goli i parë për Specian u shënua nga një Maldini, djali i Paolo Maldinit dhe nipi i Çezare Maldinit, legjendave të Milanit. Pikërisht Paolo Maldini është i huazuar nga kuqezinjtë, dhe kështu ndihmoi ekipin e zemrës në garën për Champions, e padyshim u ndje sikur kishte fituar derbin. Interi ka 50 pikë në 26 ndeshje, ndërsa pas tij vijnë Lacio me 48, Roma e Milan me nga 47 dhe nga një ndeshje më pak.

Sfidanti.al