Magjia e “Nadirit” të Superligës..po bashkon ferrin me parajsën!

Sa afër janë “ferri” me “parajsën” në Superligë? “Shkencëtarët” tanë e kanë thënë, madje prej kohësh, se po vjen dita kur njëherësh do të jesh edhe në ferr , edhe në parajsë! Shembulli kur ekipi qan dhe qesh “brenda natës” është Superliga. Disa javë më parë e qanim Kukësin se ishte duke mbyllur sytë,, se i mungonte fytyra që njihnim, se nuk kishte pikët për të mbijetuar, se dukej si ekip jetim që i mungonin ”prindërit”… ndaj vuante pasojat.

Por, në një kampionat që vetkrekoset si i çuditshëm,( ngaqë nuk mund të thuhet i djallezuar) madje bekohet si i rrallë nga rrokapuja e pikëve, “mrekullia” ndodhi. Kukësi “sa hap e mbyll sytë” nuk është më në ferr, por është shfaqur parajsa, e cila ka marrë pamjen e ..Europës. Ekipi nuk lufton më për mbijetesë, por për një jetë më të mirë..në Kupat e Europës! Sikur ka bërë magji “Nadiri i futbollit”…
Nuk ka tjetër kampionat, më mrekulluesi është Superliga. Ato që ndodhin, nuk shikohen, vetëm dëgjohen, se stadiumet tona duan qetësi ..presidenciale. Erdhi dita e bekuar : në stadium janë vetëm ata dhe .zoti i tyre!

Me të drejtë mund të thuhet se gjithë e keqja paskan qënë tifozët, ata që gati i futëm në formacion,, duke i quajtur “lojtari i 12-të”. {farë naiviteti pikant paskemi kemi treguar? Pale kur mburreshim, një herë e një kohë, se në stadium “ s’mund të hedhësh dot një kokërr mollë ngaqë është i mbushur plot e përplot”..Sot është mbushur plot me “mollë” dhe nuk ke ku të hedhësh ..kokërr njeriu!

Sfidanti.al