E kuptuam fillimisht nga Prishtina sesi kthehet futbolli në trojet shqiptare. Në stadiumin “Fadil Vokrri” të kryeqytetit të Kosovës, loja popullore rinisi me gjysmëfinalen e Kupës, Prishtina-Drenica, dhe momentet e para ishin ato të një kontrolli të fortë. Masat e sigurisë u respektuan me mungesën e publikut, me të pranishmit që ishin me maska e
