Plisat” nuk janë ndar të kënaqur me humbjen turpëruese të Prishtinës në ndeshjen e parë dhe historike në Evropë.
Albert Kastrati, udhëheqës i tifo- grupit zyrtar të “Plisave”, ka goditur rëndë Prishtinën, pas humbjes prej 5:0 nga Norrkopingu.
Përmes llogarisë së tij në Facebook, Kastrati ka thënë se do ta dojë klubin edhe atëherë kur do ta udhëheqin njerëz që nuk dinë për futbollin, apo edhe kur lojtarët nuk derdhin djersë për këtë fanellë, duke iu referuar kështu paraqitjes zhgenjyese ndaj Norkopingut,