Teuta e Laçi munden në Europë, por Prishtina arriti një fitore të madhe!

Nuk është e lehtë të thyesh një skuadër norvegjeze, të paktën ekipet shqiptare nuk e kanë bërë deri më sot. Ia doli Prishtina që fitoi 2-1 në ndeshjen e parë të turit të tretë eleminator të Ligës së Konferencës ndaj Bodo Glimtit. Xhon Oto Xhon, ish-lojtar i Skënderbeut, dhe një autogol nga Marius Lode realizuan përmbysjen në stadiumin  “Fadil Vokrri” të Prishtinës pas golit të Patrik Bergut në 11’. Fitore e rëndësishme për kampionen e Kosovës, ndonëse pritet ta ketë shumë të vështirë në ndeshjen e kthimit në Norvegji.

Ndryshe, aventura e dy ekipeve shqiptare në Ligën e Konferencës. Teuta u mund 0-1 me gol në minutën e fundit në fushën e Shamrok Roversit në Irlandë. Durrsakët, kampionë të Shqipërisë, kishin një shans të mirë për të marrë të paktën barazimin, por nuk ia dolën. Laçi, ndërkaq, ekipi shqiptar që kaloi dy ture në këtë kompeticion, nuk pati asnjë mundësi përballë Anderlehtit të fortë belg në “Elbasan Arena”. Ekipi nga Brukseli fitoi 3-0 dhe vulosi kualifikimin.

Sfidanti.al