Ikën Pulisiç, Çelsi zëvendëson anësorin në Ligue 1

Me anësorin amerikan të sulmit, Kristjan Pulisiç të transferuar te “kuqezinjtë” e Milan, “blutë” e Çelsi janë në kërkim të një zëvendësuesi për 24-vjeçarin dhe mesa duket e ka gjetur në kampionatin francez. “Blutë” e Londrës janë vënë pas 19-vjeçart të Lyon, Rajan Sherki, me francezin, i cili pëlqehet shumë nga tekniku argjentinas, Mauricio Poketino.

Vazhdoni leximin →

Gallata për “pazar” në Premier Ligë

Pas mbylljes së marrëveshjes për transferimin përfundimtar të sulmuesit argjentinas të PSG, Mauro Icardi, te kampionët turq, të Galatasaray, këta të fundit kanë filluar punën për transferimin e një tjetër lojtari me përvojë në futbollin evropian e sidomos në Premier League. “Gjigandët” turq janë vënë pas qendërmbrojtësit kolumbian të Tottenham, Davinson Sanchez, i cili pas

Vazhdoni leximin →

“Çmendet” Junajtid, 60 milionë euro kush do Meguajërin

E pabesueshme, por e vertë. Bordi i “djajve të kuq” të Mançester Junajtid ka nxjerrë në shitje kartonin e qendërmbrojtësit të tyre, Herri Meguajër, i cili gjatë “aventurës” së tij në “Olld Traford” është kthyer jo pak herë në “armik” të tifozëve. Mirëpo, lajmi nuk qëndron te fakti që “djajtë” duan të “heqin qafe” qendërmbrojtësin

Vazhdoni leximin →

Aston Villa pas “yllit” të “aspirinave”

Pas sigurimit të dy lojtarëve tepër cilësore, si mesfushori belg, Juri Tilemans dhe qendërmbrojtësin spanjoll, Pau Torres, tashmë anglezët e Aston Villa kërkojnë transferimin e një tjetër “ylli” dhe bëhet fjalë për anësorin francez të Bajer Leverkusen, Mousa Diabi. Francezi ishte fillimisht në listën e “topçinjve”, por klubi nga Birminghami duket se e preferon më

Vazhdoni leximin →

“Pasardhësi” i Didier Drogba kalon tek Union Berlin

Vetëm 6 muaj pjesë e “bluve” të Çelsi, sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, i cili konsiderohej si “pasardhësi” i “legjendës”, Didier Drogba, David Fofana është pranë largimit në huazim drejt Bundesligës gjermane, aty ku e pret skuadra e Union Berlin. Sulmuesi 20-vjeçar është shumë pranë kalimit te klubi nga Berlini vetëm për sezonin e ardhshëm,

Vazhdoni leximin →

Testet mjekësore këtë javë, Pulisic kalon te Milan

Shitja e Sandro Tonali te Njukasëll ka mbushur goxha arkat e Milanit, me “kuqezinjtë” që pas transferimit të portierit Marko Sportjelo, mesfushorit anglez Ruben Loftus-Çik dhe anësorit argjentias Luka Romero, tashmë është pranë akordit me objektivin e radhës të kësaj merkatoje vere. Bëhet fjalë për anësorin e sulmit të Çelsit, Kristjan Pulisiç, me klubet që

Vazhdoni leximin →

Liverpool pas “diamantit” të Premier Ligës

Pas nënshkrimit me dy “asa” të mesfushës, kampionëin e botës, Aleksis Mak Alister dhe “fantazistin” hungarez, Dominik Zhobozhlai, tashmë “të kuqtë” e Liverpul janë vënë pas një tjetër mesfushori, i cili konsiderohet si një ndër talentet më premtues të futbollit. Bëhet fjalë për mesfushorin belg të “shenjtorve” të Sauthempton, Romeo Lavia. I dalë nga akademia

Vazhdoni leximin →