Teksa pritej që Çelsi të pranonte ofertën e “zikaltërve” të Inter, prej 35 milionë eurosh për kartonin e Romelu Lukakut, situata ka marrë një rrjedhë tjetër dhe tanimë “bomberi’ belg, mund të kalojë te rivalët historikë të italianëve, dhe nuk bëhet fjalë për Milanin.
Juventus kërkon kartonin e sulmuesit “shtatlartë” dhe Drejtori i ri sportiv i “bardhezinjve”, Kristiano Gintoli mendon të bëjë një ofertë të kënaqshme për bordin e “bluve”, teksa mësohet gjithashtu, se kanë nisur dhe negociatat me lojtarin. Në krahun tjetër, lojtari duket të jetë tejet i konfuzuar dhe deri më tani nuk ka marrë ende një vendim për të ardhmen e tij.
sfidanti.al