Pas sigurimit të shërbimeve të “fantazistit” anglez, Mejson Maunt dhe teksa janë shumë pranë nënshkrimit me “gardianin” e Inter, Andre Onana, “djajtë” e Mançester Junajtid nuk kanë ndërmend të ndalen këtë merkato vere dhe tani ka shfaqur interes për transferimin e mbrojtësit austriak, David Alaba.
Tashmë 31-vjeçar, ish-mbrojtësi i Bajern Mynih pëlqehet shumë nga tekniku Erik ten Hag, i cili e shikon si zgjedhjen perfekte për t’iu bashkuar dyshes Lisandro Martinez-Rafael Varan. Nëse pranon transferimin drejt “Olld Traford”, austriakun e pret një pagë prej 376 mijë paund në javë e tashmë çdo gjë mbetet në dorë të dy klubeve.
sfidanti.al