Inter merr “hak”, ish-“ylli” i Juves vishet “zikaltër”

Bordi “zikaltër” duket se nuk e ka “përtypur” ende marrëveshjen e arritur mes Romelu Lukakut dhe “bardhezinjve” të Juventus e për këtë arsye ka vendosur t’i japë këtyrë të fundit, një “goditje” që nuk do harrohet lehtë.

Bëhet fjalë për ish-anësorin e “zonjës së vjetër”, Huan Kuadrado, i cili vetëm 1 muaj më parë u largua nga Juventus pas përfundimit të kontratës dhe tashmë do të nisë një “aventurë” të re, po në Itali, por kësaj radhe te “zikaltërit” e Inter. Kolumbiani ka rënë dakord për të kaluar vetëm 1 sezon tek Inter dhe pritet që gjithçka të zyrtarizohet javën e ardhshme, pas përfundimit të testeve mjekësore.

 

sfdanti.al