Pas nënshkrimeve me Inigo Martinez, Ilkaj Gyndogan e Vitor Roke, “katalanasit” tani kërkon të largojë disa lojtarë nga “Kamp Nou”, ku reparti më pak i rrezikuar duket të jetë ai ofensiv.
I pari në listën e të larguarve është qendërmbrojtësi francez, Klement Lengle, i cili me shumë mundësi do të vazhdojë karrierën e tij në Premier Ligë, aty ku u pret skuadra e Totenhemit. Pas Lengle lista vazhdon me Frank Kesi e Serxhino Dest, me mesfushorin e Bregut të Fildishtë, që kërkohet nga Juventjus, ndërsa anësori amerikan i mbrojtjes kërkoh nga ish-ekipi i tij, Ajax.
sfidanti.al