Alkaraz “thyen” Djokoviç, talenti spanjoll triumfon në Uimbëlldon

Me plot gojë mund të quhet talenti më i madh në historinë e sporit të tenisit dhe një gjë të tillë e vërtetoi, kur mundi në finalen e Uimbëlldonit, tenistin serb, Novak Djokoviç. Bëhet  fjalë për 20-vjeçarin spanjoll, Karlos Alkaraz, i cili mundi Djokoviç në finalen e turnet më të rëndësishëm të tenisit, me rezultatin e ngushtë 3 me 2.

Seti i parë shkoi në favor të serbit, i cili shkërrmoqi spanjollin me rezultatin 1 me 6. Me fillimin e setit të dytë vjen dhe kundërpërgjigjja e Alkaraz, i cili triumfon me rezultatin 7 me 6. Seti i tretë shkoi sërish për spanjollin, kësaj here 6 me 1, ndërsa serbi fitoi setin e katërt, 6 me 3, duke e çuar lojën në setin final e të fundit, që triumfua nga spanjolli, 6 me 4

 

sfdanti.al