Largimet e Samir Handanovic e Milan Skrinkar kanë ndikuar jo pak në organikën e “zikaltërve” të Inter, të cilët përveç se duhet të sigurojnë shërbimet e një mbrojtësi e një portieri, por duhet të përcaktojnë dhe kapitenin e ri të skuadrës.
I preferuari i Inzagit dhe bordit interist është kampioni i botës me Argjentinën, Lautaro Martinez, me këtë të fundit që fitoi garën me “arkitektin” e mesfushës, Nikolo Barela. Mirëpo, përcaktimi nga trajneri nuk mjafton, pasi lojtarët duhet të bien të gjithë dakord për marrjen e këtij vendimi.
sfidanti.al