Manchester United dhe Interi në garë për Nico Paz

Manchester United dhe Interi kanë hyrë në garë për të siguruar shërbimet e Nico Pazit, një prej talenteve më premtues të futbollit argjentinas. Mesfushori ofensiv i Comos po tërheq vëmendjen e disa klubeve të mëdha pas një sezoni të shkëlqyer në Itali. 22-vjeçari po shkëlqen me fanellën e Comos, ku në 16 ndeshje të zhvilluara në të gjitha kompeticionet ka regjistruar gjashtë gola dhe tetë asistime, statistika që kanë rritur ndjeshëm interesimin për të.

Në garë është edhe Real Madridi, që synon ta rikthejë në “Santiago Bernabeu” talentin argjentinas, të cilin e lejoi të transferohej te Como. Megjithatë, madrilenët mund të përballen me një pengesë të rëndësishme, pasi dëshira e lojtarit për të pasur minuta të rregullta mund të ndikojë në vendimin e tij. Paz nuk dëshiron të rikthehet në Madrid për të përfunduar në stol, ndaj Manchester United dhe Interi mund ta shfrytëzojnë këtë situatë për të tentuar transferimin e tij.