Pas zyrtarizimit me “pleshti”, 7 herë fitues të “Topit të Artë”, Lionel Messi, skuadra amerikane e Inter Miami tashmë ka zyrtarizuar dhe një tjetër ish-“katalanas”, i cili ka firmosur për një kontratë të vlefshme deri në vitin 2025.
Bëhet fjalë për ish-mesfushorin e Barcelonës, Serxhi Buskets, i cili u transferua te klubi nga MLS, pasi refuzoi të rinovonte kontratën e tij me “katalanasit”, për të nisur një “jetë” të re, pas 35 vitesh karrierë te “blaugranat”, ku përveç se arriti të fitonte çdo trofe të mundshëm për klube arriti gjithashtu të fitojtë dhe Kupën e Evropës dhe Kupën e Botës.
sfidanti.al