Pritjes i vjen fundi, Rajs firmos me Arsenal

Pritjes i erdhi fundi dhe tashmë, Deklan Rajs është lojtari më i ri i “topçinjve” të Arsenal me këta të fundit që paguan plot 105 milionë paund për kartonin e 24-vjeçarit duke e kthyer atë në më të shtrenjtin në historinë e Premier Ligës.

Përvec se konsiderohet si transferimi më i shtrenjtë në historinë e Premier Ligës, Rajs është kthyer dhe në lojtarin anglez më të shtrenjtë në historin e futbolli. Tek klubi i tij i ri mesfushori, tepër i talentuar, qendror do të mbajë fanellën me numrin 41, teksa ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare me një vit ekstra opsion rinovimi.

 

sfidanti.al