“Gardian” i ri për “zikaltërit”, Inter pranë Jan Somer

Pas largimit të Samir Handanoviç dhe me Andre Onanën pothuajse të transferuar te Mançester Junajtid, tashmë “zikaltërit” e Inter duhet të mendojnë pë afrimin e një “gardiani” të ri me eksperiencë në arenë evropiane.

Mirëpo duket se bordi i Inter e ka gjetur zgjidhjen për këtë problem, teksa raportohet se ka arritur një marrëveshje me portierin e “bavarezëve” të Bajern Mynih, Jan Somer dhe është vetëm çështje kohe përpara se “zikaltërit” të bëjnë një ofertë zyrtare për zviceranin. Por, nuk mbaron me kaq pasi bordi i Inter kërkon dhe shërbimet e talentit 20-vjeçar të portës ukrainase, Anatoj Trubin, kartoni i të cilit vlen 35 milionë euro.

 

sfidanti.al