Një “tulipan” në Milano, gëzojnë “kuqezinjtë”

Sportielo, Luka Romero, Loftus-Çik, Pulisiç dhe tanimë, Tijani Reinders. Kjo është merkatoja e derimëtanishme e “kuqezinjve” të Milanit, me këta të fundit që ditën e sotme nënshkruan me mesfushorin holandez 24-vjeçar.

I ardhur nga holandezët e AZ Alkmar, Reinders pritet t’i kushtojë italianëve vetëm 20 milionë euro, shifër kjo tejet e ulët për cilësitë e “tulipanit” të mesfushës. Tashmë e vetmja gjë çka mbetet është kryerja e testeve mjekësore e më pas zyrtarizimi i marrëveshjes.

 

sfidanti.al