Incident i rëndë, dëmtohen çiklistët në Turin e Francës

Tragjike por e vërtetë. Një përplasje e tmerrshme është regjistruar në etapën e sotme të Turit çiklistik të Francës ku mbetën të plagosur 30 çiklistë, ku dy prej tyre raportohen të jenë në gjendje tepër të rëndë.

Vetëm pak kilometra pas nisjes së etapës së 14-të të garës më prestigjioze të biçikletave në botë, ka ndodhur një incident i madh ku 30 çiklistë përfunduan në asfalt pas përplasjes e gjysmës prej tyre iu desh t’i jepej ndihma mjekësore dhe dy prej tyre iu desh të përfundonin pjesëmarrjen për shkak të lëndimeve të rënda.

Pas incidentit gara u ndërpre për më shumë se një orë dhe sipas informacioneve fillestare, çiklisti i Movistar, Antonio Pedrero dhe Luis Mintje i Intermarsh-Cirkus-Uanti pësuan thyerje të kockave dhe u dërguan në spital për trajtim.

Ndërkaq, kujtojmë se teksa kanë mbetur edhe shtatë ditë deri në fundin e Turit të Francës, në krye të renditjes është danezi Jonas Vingegard, i cili është 9 sekonda para sllovenit Tadej Pogacar.

sfidanti.al