Katër humbje radhazi janë shumë për ekipin kampion, ndërsa janë shqetësim kur përsëriten për të dytën herë që nga shkurti. Los Anxhelos Lejkërsat janë në rënie të lirë në sezonin e rregullt të NBA-së që pas dëmtimit edhe të Lebron Xhejmsit, pas atij të Entoni Dejvisit. Humbja e katërt radhazi edhe në shtëpi nga Filadelfia,
Lebron fiton sfidën me Jokiçin, mbetet më i miri në NBA!
Statistikat flasin ndryshe, por “Mbreti” nuk vlen vetëm për atë që shikohet me sy, por për atë që kuptohet. Lebron Xhejmsi e tregoi edhe ndaj Denverit se mbetet lojtari më i mirë i NBA-së, siç e tha trajneri i tij Vogel, duke bërë rolin e udhëheqësit për Lejkërsat që mbeten në krye të Konferencës Perëndimore
Lebron e Lejkërsat fitojnë në Boston, kush e merr titullin numër 18 në NBA?
Dikur ka qenë ndeshja numër 1 e NBA-së. Boston Sëlltiks-Los Anxhelos Lejkërs nuk është më aq e lavdishme sa më parë, por gjithsesi mbetet një spektakël për t’u ndjekur. Vendasit dhe kalifornianët janë ekipet me më shumë tituj në basketbollin amerikan, me nga 17 secili, dhe sfida e mbrëmjes së fundit në Arenën e Bostonit
Një drekë e mamasë bëri që Lebroni të shënonte 46 në Klivlend!
U bënë dy vjet që është larguar dhe kjo ishte vetëm vizita e dytë. Lebron Xhejmsi nuk mund të jetë shpesh në qytetin e tij të dashur, Klivlendin, për më tepër nga pandemia e koronavirusit që anuloi ndeshjen e vjetshme, por ai e ktheu në forcë mallin e madh që e kishte marrë. “Pata një
Lebroni udhëheq Lejkërsat në startin më të mirë jashtë fushe në histori!
Kanë fituar 7 ndeshje e nuk kanë humbur asnjë. Nëse në “Stejpëlls Sentër”, kampionët e NBA-së mund edhe të thyhen, por janë të paprekshëm në udhëtim. Los Anxhelos Lejkërsat kanë bilancin 7-0 jashtë fushe këtë sezon, dhe Lebron Xhejms i ka udhëhequr deri tani në nisjen rekordmene në histori. Kurrë më parë, “Liqenasit” nuk kanë
“Të fortët” munden sërish në NBA, Lebroni, Duranti e Hardeni!
Ishte mbrëmja e sfidantëve dhe festuan Portlendi, Denveri si dhe Memfisi. Lebron Xhejms pati në krah Entoni Dejvisin, por sërish Los Anxhelos Lejkërsat nuk ia dolën edhe pse luanin në “Stejpëlls Sentër”. “Mbreti i basketbollit” sërish nuk zhgënjeu duke shënuar 29 pikë, kapur 9 topa në tabela e shërbyer 6 asistë, plus 2 vjedhje topi
Lejkërsat, në “Stejpëlls Sentër” për herë të parë nga 11 marsi!
Në të vërtetë heronjtë kryesore nuk ishin as këtë herë, pasi skuadra ishte krejt e ndryshuar, por gjithsesi pati një kthim. Los Anxhelos Lejkërsat luajtën më në fund në shtëpi që nga 11 marsi i këtij viti, duke qenë të penguar gjatë gjithë kësaj kohe nga epidemia e koronavirusit. Lebron Xhejms dhe Entoni Dejvis nuk
Lebroni s’ka kohë për shaka, “përjetë” me Lejkërsat për rekordin e Xhordanit!
Në moshën 35-vjeçare as nuk mund të mendohet se ka marrë fund, por gjithsesi e di se nuk i ka mbetur shumë kohë në dispozicion. Pasi provoi fatin me Klivlendin e tij të fëmijërisë, pastaj me Majemin e sërish me Klivlendin, Lebron Xhejmsi duket se është lidhur përjetë me Los Anxhelos Lejkërsat. Ylli më i
Lejkërs, pas Lebronit e Djevisit doni edhe Antetokumbon?!
Një gazetë spanjolle e quan “nëna e të gjitha bombave”, siç ishte shprehja dikur “nëna e të gjitha luftërave”. E tillë padyshim që do të ishte një transferim i Janis Antetokumbos tek Los Anxhelos Lejkërsat, për t’u bashkuar me Lebron Xhejmsin dhe Entoni Dejvisin. Këto janë njoftimet nga përtej Atlantikut, të shoqëruara me kombinimet e
“Kullat binjake” shkëlqyen, por Batleri i dha fitoren Majemit!
Nëse do të hedhësh një sy tek tabela e pikëve të Lejkërsave, mund të mendosh se e kanë fituar ndeshjen, por titujt e parë të gazetave nuk ishin për fitoren e titullit. E pra, as një paraqitje “monstruoze” e Lebron Xhejmsit nuk mjaftoi, sepse diçka të tillë e bëri në krahun tjetër Xhimi Batler. Majemi