“Kullat binjake” shkëlqyen, por Batleri i dha fitoren Majemit!

Nëse do të hedhësh një sy tek tabela e pikëve të Lejkërsave, mund të mendosh se e kanë fituar ndeshjen, por titujt e parë të gazetave nuk ishin për fitoren e titullit. E pra, as një paraqitje “monstruoze” e Lebron Xhejmsit nuk mjaftoi, sepse diçka të tillë e bëri në krahun tjetër Xhimi Batler. Majemi triumfoi 111-108 në ndeshjen e pestë finale të NBA-së, dhe Lejkërsat kryesojnë 3-2, por nuk janë ende kampionë.

Lebroni shënoi 40 pikë, kapi 13 topa në tabela, dha 7 asistë dhe bëri 3 vjedhje topi. Edhe Entoni Dejvis nuk ishte keq, me 28 pikë e 12 topa në tabela, por përballë gjetën një Majemi “të ngritur në këmbë”. Batler udhëhoqi shokët me 35 pikë, 12 topa në tabela e 11 asistë, pra me një tripëll dabëll, si dhe me 5 vjedhje topi. Dankën Robertson shtoi 26 pikë, Nan 14, Herro 12, Adebajo 13 dhe Krauder 11. Kjo ishte lojë skuadre, edhe pse Batleri doli më i miri në fushë.

Sfidanti.al