Zaneti, Krespo e Milito: Lautaro duhet të qendrojë tek Interi!

Drejtues i mbrëmjes ishte Esteban Kambiaso, ndërsa bisedat ishin në lidhje me video, pra me skajp. Ishte një festival sportiv, një tip spektakli në një teatër në Itali, organizuar nga “La Gazeta delo Sporti”, dhe që njërën nga temat e kishte për Lautaro Martinezin. Të gjithë ata që flisnin ishin argjentinas, që kanë luajtur dikur dhe kanë qenë emra të shquar. Në lidhje folën Havier Zaneti, Huan Sebastian Veron, Diego Milito apo Hernan Krespo, dhe për sulmuesin argjentinas mendimi ishte unanim: “Duhet të qendrojë tek Interi”. Lautaro u kërkua fort nga Barcelona e Mesit, por katalanasit nuk i patën paratë për ta marrë. Zaneti tha se Interi tani është kthyer në lavdinë e dikurshme, dhe mund të arrijë suksese si në 2010.

Sfidanti.al