“Kjo është shtëpia e tij”. Këta ishin titujt për Rafael Nadalin pas fitores 3-0 ndaj Diego Shvarcmanit dhe arritjes në finalen e Rolan Garosit. Që nga viti 2006, kur mbërriti për herë të parë në finale, e deri tani, spanjolli ka fituar 12 tituj dhe ka humbur vetëm 2 ndeshje, por jo atë përfundimtare. Njëra prej tyre ka qenë në 2015 në çerekfinale ndaj Novak Gjokoviçit, rivalit të madh që do të ketë në finale këtë të diel. Legjenda është rekordmen i paarritshëm në Paris dhe do të përpiqet ta rrisë edhe më tej famën e tij në këtë Grand Slem.
Po Gjokoviç? Rivali i tij më i madh, numri 1 i botës, nuk e pati të lehtë. Atij iu deshën 5 sete ndaj grekut Stefanos Cicipas (6-3, 6-2, 5-7, 4-6, 6-1), dhe ky shpenzim energjie mund të jetë një minus i madh për 33-vjeçarin. Gjithsesi, Gjokoviçi ka qenë tenisti më i mirë i vitit 2020. Ai fitoi Australian Openin, turneun e parë Grand Slem, ndërsa Uimbëlldoni u anulua. Në US Open, ai u përjashtua sepse goditi një gjyqtare me top prej pakujdesisë. Nole nuk ka humbur asnjë ndeshje deri tani këtë vit, dhe kjo është arsyeja që ai shihet nga shumëkush si favorit në Rolan Garos.
Sfidanti.al