Everton, Ancelotti dhe Calvert Lewin, më të mirët e shtatorit

Everton sheh të marrë shpërblimin e merituar për fillimin e shkëlqyer të sezonit në Premier League teksa ka grumbulluar 12 pikë në 4 ndeshje të zhvilluara. Skuadra nga Liverpooli ka marrë 2 cmime  për muajin e parë të kompeticionin; atë të trajnerit më të mirë që padyshim i shkoi Carlo Ancelottit dhe atë të lojtarit më të mirë që e fitoi Calvert-Lewin i cili mposhti konkurencën e shokut të tij të skuadrës, James Rodriguez.

Ancelotti falenderoi futbollistët e tij për sforcon e bërë duke e ndihmuar që të vlerësohet si trajneri më i mirë i muajit shtator.

‘Jam i lumtur për cmimin-tha Ancelotti-është një arritje e madhe. Dua ta ndaj me skuadrën dhe  me lojtarët e mi. E kemi nisur shumë mirë këtë sezon dhe shpresoj që të vazhdojmë në këtë mënyrë dhe të fitojmë edhe shumë herë të tjera’

Sfidanti.al