Champions, Bayern-Atletico Madrid do të luhet pa publik

Ndeshja e Ligës së Kampioneve  mes Bayernit të Mynihut dhe Atletico Madrid e vlefshme për javën e parë të fazës së grupeve dhe që do të zhvillohet në 21 tetor, do te luhet pa publik në shkallët e stadiumit Allianz Arena. Kryetari I Bashkisë së Mynihut, Dieter Reiter bëri të ditur këtë të premte se të gjithë stadiumet në kryeqendrën e Bavarisë do të rrinë të mbyllur deri në 25 tetor, një masë që prek edhe ndeshjen e Kupës mes bayernit dhe Düren (në 15 tetor), atë të Champions League kundër Los Colchoneros dhe sfidën e Bundesligës me Eintrachtin e Frankfurtit në 24 tetor.

‘Është e vetmja mënyrë për të evituar pezullimet afatsghkurtër-ishin fjalët e Reiter që e ndërmori këtë masë për shkak të rritjes së numrit të të prekurve me Covid-19 në Mynih. Pasditen e së premtes, indeksi i të infektuarve ishte 42 për 100 mijë banorë, 7 më i lartë se kufiri i përcaktuar nga autoritetet

‘Kjo masë trajton të gjitha skuadrat në të njëjtën mënyrë-tha Reiter-varet nga të gjithë ne kontrolli i situatës epidemiologjike në qytetin tonë’.

Kjo situatë nuk është dicka e re për tifozët bavarezë. Që nga fillimi i pandemisë në mars, stadiumet në Mynih, nuk janë hapur më dyert e stadiumeve në Bavari. Qytete të tjera si Berlini apo Leipzig i kanë hapur impiantet e tyre për tifozët, një temë të cilën në Mynih preferojnë që ta trajtojnë me kujdes, Me fjalë të tjera ekipet bavareze të Bayernit, 1860 Mynih dhe Türkgücü (dy të fundit pjesë e Divizionit të tretë të futbollit gjerman), do të duhet të vazhdojnë të kenë durim.

Sfidanti.al