Në të vërtetë heronjtë kryesore nuk ishin as këtë herë, pasi skuadra ishte krejt e ndryshuar, por gjithsesi pati një kthim. Los Anxhelos Lejkërsat luajtën më në fund në shtëpi që nga 11 marsi i këtij viti, duke qenë të penguar gjatë gjithë kësaj kohe nga epidemia e koronavirusit. Lebron Xhejms dhe Entoni Dejvis nuk ishin aty, si dhe blerja më e re, spanjolli Mark Gasol (një rikthim). Ndeshja ishte një derbi, fituar 87-81 ndaj Klipersave, të cilët i patën lojtarët më të mirë, por të cilët luajtën shumë pak. Leonard dhe Xhorxh ishin në fushë vetëm nga 14 minuta. Trajneri i Lejkërsave, Frenk Vogel, u shpreh i mërzitur për mungesën e spektatorëve. “Do të jetë një atmosferë krejt tjetër nga ajo me të cilën jemi mësuar në këtë Arenë”, – tha ai.
Sfidanti.al