Shpresa e Zhan Totit: Shumaheri mjekohet për një jetë më normale!

Kanë kaluar 7 apo 8 vjet që nga përplasja e rëndë dhe kampioni i madh i Formula 1 vazhdon të jetë në një gjendje të vështirë. Mikael Shumaheri mbahet nën mjekim në sekret të plotë në shtëpinë e tij, ndërsa shumë pak dihet për gjendjen shëndetësore dhe mendore, por ish-shefi dhe ish-bashkëpunëtori i tij, Zhan Tot, mbetet optimist. “Dua të jem shumë i qartë në këtë temë, – tha ai, – të gjithë e dimë se çfarë aksidenti pësoi Shumi dhe se çfarë pasojash pati. Ai vazhdon të mjekohet për t’u kthyer në një jetë më normale”. Sesa normale mund të jetë jeta ku mund të kthehet gjermani kjo nuk dihet. Shtatë herë kampioni i botës është sot 51 vjeç.

Sfidanti.al