Të kuqtë papritmas janë e vetmja skuadër me 6 pikë të plota pas 2 javëve të para të kampionatit. Partizani ia doli edhe pse minimalisht 1-0 ndaj Laçit në “Elbasan Arenë”, falë një goli me penallti të fituar dhe të shënuar nga Skuka në fund të pjesës së parë. Ekipi i trajnerit italian, Kolela, pati

