Barazim 1-1 në ndeshjen e Abisnet Superligës mes Egnatias dhe Laçit. Një sfidë e fortë, në të cilën vendasit luajtën me 10 lojtarë që nga minuta e 25-të, gjë që u prishi shumë punë. Zejnullai mori karton të kuq dhe Laçi pati epërsinë numerike për pjesën e mbetur të ndeshjes. Kurbinasit kaluan në epërsi në pjesën e dytë, me golin e shënuar nga Guindo. Skuadra nga Rrogozhina reagoi shpejt dhe fitoi një 11-metërsh të cilin e ktheu në gol sulmuesi Xhekson. Në minutat e fundit, Egnatia pati mundësi për ta fituar ndeshjen, por nuk ia arriti. Pas këtij barazimi, Egnatia nuk ka më shanse për të pretenduar titullin kampion duke mbetur në 43 pikë, shumë larg kreut. Laçi, ndërkaq, ka pretendime për t’u kualifikuar për në kupat e Europës pasi ka 40 pikë, duke qenë shumë pranë vendit të tretë.
Sfidanti.al