Boston humb sfidën e tretë ndaj Atlantës!

Vuan faktorin fushë Boston, me Sëlltiks që humbën ndeshjen e tretë kundër Atlantës që merr kryesimin e serisë me rezultatin 2-1. Në shtëpinë e tyre “Houks” imponuan shifrsat 130-122, falë ndeshjes së madhe personale të Trei Jang me 32 pikë, 9 asist dhe 6 topa të kapur në tablelë. Për Boston, pa vlerë rezultoi një tjetër paraqitje e shkëlqyer e Xhejzon Tatum që doli nga parketi me dy shifra dopjo 29 pikë dhe 10 topa në tabelë.  Në ndeshjen e tretë të play-off ka marrë epërsinë 2-1 edhe Nju Jork Niks në dëm të Klivlend.  Në “Medison Skuer Garden”, vendasit fituan me shifrat 99-79. Një fitore pa një protagonist të vetëm për Niks, pasi e gjithë pesëshja e parë e mbylli sfidën me dy shifra në tabelën e shënuesëve.

Sfidanti.al