Paris SG shkon drejt titullit kampion!

Paris Sent Zhërmen nuk ndalet dhe pret vetëm matematikën për të vulosur mbrojtjen e titullit kampion në Francë. Skuadra pariziene fitoi sërish, duke kaluar 2-1 transfertën kundër Anzhers dhe tani e sheh veten të shëkputur me 11 pikë në krye të klasifikimit të Ligës 1. Njeriu I triumfit për kampionët francezë ishte Kilian Mbape. Sulmuesi shënoi të dy golat e fitores në pjesën e parë, duke nisur nga ai I minutës së nëntë. Në të 26-ën, ishte sërish Mbape që në shërbimin e Mesit dërgoi sërish topin në rrjetë për të kthyer ekipin e tij në dhomat e zhveshjes me epërsinë e dyfishtë. Fraksioni i dytë i shërbeu vendasve vetëm për të zbutur humbjen në fundin e ndeshjes. Festa ishte e gjitha për Paris Sent Zhërmen, që kur mbeten edhe gjashtë javë deri në fund të këtij sezoni  në Ligën 1, presin vetëm matematikën për të mbyllur garën e titullit kampion.

Sidanti.a.