Fitorja ndaj Shefild Junajtidit ishte bindëse 3-0 në stadiumin legjendar “Uembli”. Mançester Siti u kualifikua për në finalen e Kupës së Anglisë, ndërsa heroi i ndeshjes ishte sulmuesi algjerian, Rijad Mahrez, që shënoi 3 gola. Ëndrra e tifozëve, dhe dëshira e Pep Guardiolës bashkë me lojtarët e tij mbetet gjallë, pra që të fitojnë të tre trofetë e mëdhenj të sezonit, pasi nuk ia dolën në Kupën e Ligës. Siti mund të fitojë Premierin, Championsin dhe Kupën e Anglisë.
Sfidanti.al