Fitore për Vllazninë dhe Laçin në ndeshjet e kësaj të diele në Superligën shqiptare. Shkodranët arritën një sukses të merituar 3-1 ndaj Erzenit në “Loro Boriço, duke thyer tersin me skuadrën shijakase. Golat për fituesit u shënuan nga Marku, Latifi dhe Jonuzi, ndërsa Erzeni thjesht ngushtoi përkohësisht shifrat në 2-1. Me këtë fitore, Vllaznia arriti Egnatian e vendit të tretë, qoftë edhe përkohësisht pasi ekipi nga Rrogozhina do ta luajë këtë të hënë ndeshjen e tij. Shkodranët tani janë më të sigurt në zonën europiane.
Fitore edhe për Laçin, ndonëse me synime të ndryshme. Kurbinasit triumfuan 2-1 në Durrës ndaj Teutës vendase, duke hedhur një hap të madh drejt mbijetesës në Superligë. Debutimi i trajnerit Stavri Nica ishte pozitiv dhe Laçi mund të pretendojë edhe kualifikimin në Europë. Teuta, ndërkaq, është në vendin e tretë nga fundi, dhe rrezikon seriozisht që të bjerë në Kategorinë e Parë.
Sfidanti.al